Sot dita e fundit e transferimeve në Premierligë, ja transferimet që mund të ndodhin

10:02 | 08 Gusht 2019

Sot është dita e fundit në afatin kalimtar në Premier Ligë.

Edhe zyrtarisht kemi hyrë në ditën e fundit të afatit kalimtar në Premierligë.

Ndryshe nga kampionatet tjera, në Angli për të dytin vit me radhë merkatoj do mbyllet më 8 gusht në orën 18:00.

Kjo praktikë po zbatohet për të dytin sezon, për shkak që ekipet gjatë startit të edicionit të ri të kenë ekipet e gatshme dhe të mos mendojnë më për transfere, transmeton lajmi.

Më poshtë mund të shihni disa nga transferimet që mund të ndodhin në Angli gjatë orëve të fundit:

David Luiz (Chelsea) – Arsenal

Wilfried Zaha (Crystal Palace) – Everton

Kieran Tierney (Celtic) – Arsenal

Bruno Fernandes (Sporting) – Tottenham / Man Utd

Ryan Sessegnon (Fulham) – Tottenham Hotspur

Alex Iwobi (Arsenal) – Everton

Dennis Praet (Sampdoria) – Leicester City

Paul Dybala (Juventus) – Tottenham

Komento: