Sot dita ishte ‘verë’, çfarë temperaturash na presin nesër

20:05 | 01 Shkurt 2020

Edhe nesër na presin temperatura pranverore.

Nesër në Kosovë pritet të ketë temperature pranverore.

Siç ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat nesër pritet të arrijnë deri në 15 gradë.

Minimalet do të sillen rreth 2 deri në 4 gradë.

Njoftimi i plotë nga IHMK:

Do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Komento: