Sot mund të jetë dita vendimtare për transferimin e Krzysztof Piątek në Milan.
Burimet i kanë thënë Calciomercato se përfaqësuesit e Rossblu kanë lënë Genoa rreth orës 1:30 për të takuar Milanin në Casa Milan, përcjell ORAinfo.
Rossonerët ende duhet të bëjnë ofertën e tyre të parë zyrtare ku Genoa pret një ofertë prej 45 milionë eurosh (40 milionë euro plus 5 milionë euro në shtesa).
Piatek u bashkua me ekipin e tij të Genoas për trajnim këtë mëngjes, ndërsa Leonardo dhe Maldini arritën në Casa Milan shumë herët në mëngjes.
Elliott duhet të japë dritën e gjelbër për operacionin.
Ndërkohë që Gonzalo Higuain është afër përfundimit të transferimit të tij në Chelsea
Kjo, do t’i happ rrugë Milanit për transferimin e Piatek në Milan. /ORAinfo/