Sot dita vendimtare për të ardhmen e Pulisic.
AC Milan dhe Chelsea do të kenë bisedimet e fundit sot në lidhje me transferimin e Christian Pulisic.
Kuqezinjtë janë optimistë se do të kenë dritën jeshile brenda 24 ose 48 orëve të ardhshme, transmeton Gazeta Express.
Ishte vet Pulisic i cili kërkoi nga Chelsea që të provonte një eksperiencë të re.
Futbollisti amerikan nuk pati një sezon mjaft të mirë, por do të kërkojë ta rigjejë veten në Itali.