Sot ditë me diell, temperaturat pritet të arrijnë në 18 gradë Celsius

07:38 | 21 Tetor 2024
sot-dite-me-diell,-temperaturat-pritet-te-arrijne-ne-18-grade-celsius

Të hënën mbi vendin tonë, parashihet të mbizotërojë mot me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat priten të arrijnë deri ne 18 gradë Celsius.

“Mot me diell .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gardë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Komento: