Sot do të jetë dita më e ngrohtë e këtij muaji

08:08 | 07 Mars 2019

Edhe sot do të kemi mot me diell dhe temperatura të larta.

Kosova do të vazhdojë të shoqërohet me mot pranveror. Sipas meteorologëve, edhe sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikojë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s.

Komento: