Sot duket yll, por shikoni si dukej vite më parë Einxhel

21:45 | 12 Gusht 2022

Dikur ajo dukej shumë më ndryshe nga që është sot.

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira, njëherit pjesë e “Big Brother Vip”, është ndër personazhet më të komentuara momentalisht në mediat rozë.

Ajo ka marrë vëmendje të madhe për lidhjen e saj brenda shtëpisë me Dj Dagz. Dyshja po shfaqen tërë kohës afër njëri-tjetrit.

Por diçka që nuk është vërejtur më parë, është pjesmarrja e Einxhelit në videoklipin e reperit të njohur Noizy në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Enca Haxhia.

Në atë klip vërehet fytyra e vërtetë e Einxhel, pa asnjë ndërhyrje.

Komento: