“Sot është një ditë e mirë për Serbinë”, Vuçiqi niset për në Rashkë ku pritet të merret vendimi për barrikadat

20:25 | 28 December 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se është nisur për në Rashkë ku do të takohet me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës ku temë pritet të jenë barrikadat në veri.

Ai tha se sot është një ditë e mirë për Serbinë, teksa shtoi se sido që të jetë vendimi i serbëve të Kosovës, ai do ta pranoj.

“Duke ditur se ata, deri në çlirimin përfundimtar, nuk do të kënaqen kurrë me asnjë vendim, me ndërgjegje dhe fytyrë të pastër, shkoj para tyre, i bindur se sot është një ditë e mirë për Serbinë, se kemi ruajtur paqen dhe kemi marrë garanci për sigurinë dhe mbijetesën e serbëve”, ka shkruar Vuçiq.

Tutje, ai tha se do të vazhdojë të jetë me popullin serb dhe se do ta ruaj unitetin.

Komento: