
Sot është një datë e shënuar për familjen e këngëtares së muzikës popullore, Shyhrete Behluli.
Ditën e sotme, ajo ka zgjedhur rrjetet sociale për të ndarë një gëzim të veçantë me ndjekësit e saj.
Përmes një fotografie të ëmbël në Instastory, Shyhretja ka uruar nipin e saj, Binin, me rastin e ditëlindjes. Në foto shihet vogëlushi i buzëqeshur, teksa këngëtarja ka shoqëruar imazhin me fjalë plot ndjenjë.
“Gëzuar ditëlindjen Bini, ti që na mbush me dashni”, ka shkruar ajo, duke e përmbyllur urimin me një emoji zemre.

Përveç urimit si gjyshe, në fund të fotos shihet edhe një dedikim tjetër emocionues: “Të don mami Let shumë,” duke treguar kështu atmosferën festive dhe dashurinë e madhe që rrethon vogëlushin në këtë ditë speciale.
