Sot fillon muaji i shenjtë i Ramazanit

08:35 | 06 May 2019

Sot ka nisur muaji i shenjtë i Ramazanit, ku myslimanët këtë vit do të agjërojnë për 29 ditë.

Muaji i shenjtë i Ramazanit ka filluar sot.

Muaji më i rëndësishëm për myslimanët, muaji i Ramazanit ka filluar sot ashtu siç shkruhet në kalendarin mysliman.

Këtë vit myslimanët do të agjërojnë 29 ditë, ndërsa prej sot kanë mbetur edhe 5/6 ditë nga fillimi i muajit të Ramazanit.

Në muajin e Ramazanit besimtarët myslimanë janë të obliguar të agjërojnë 30 ditë pa ndërprerë, nga agimi në aksham, duke plotësuar një nga pesë shtyllat kyçe të fesë Islame, transmeton lajmi net.

Përveç ngrënies dhe prijës, myslimanëve gjatë agjërimit u ndalohen edhe disa gjëra të tjera, që shpjegohen sipas fesë Islame.

Muaji i Ramazanit konsiderohet si muaj i mëshirës, solidaritetit, mirëqenies, ndihmesës etj.

Muaji i Ramazanit sivjet do të fillojë më 06 maj (e hënë), ndërsa do të përfundojë më 03 qershor (e hënë).

Ndryshe, sipas statistikave të vitit 2015 në botë janë 1.8 miliardë myslimanë në botë.

Komento: