Sot firmoset marrëveshja për efiçiencë të energjisë

08:49 | 21 Dhjetor 2023
sot-firmoset-marreveshja-per-eficience-te-energjise

Sot mbahet ceremonia e firmosjes së marrëveshjes lidhur me Projektin për Efiçiencë të Energjisë në Ndërtesa Publike në Prishtinë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Komuna e Prishtinës.

Në takim do të kenë fjalë hyrëse ministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati, drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë Sergiy Maslichenko si dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Kjo ceremoni mbahet nga ora 13:00.

Komento: