Sot flet për banorët e “BBVK”, por a e dini ku e keni parë Kestrin Kumnoven?

20:26 | 16 Janar 2026
Sot flet për banorët e “BBVK”, por a e dini ku e keni parë Kestrin Kumnoven?

Kestrin Kumnova është një emër që shumëkush sot e lidh me debatet dhe analizat rreth “Big Brother VIP Kosova”, ku ai shfaqet shpesh në panele të ndryshme televizive, duke spikatur me mendime të drejtpërdrejta dhe analiza të guximshme.

Por rrugëtimi i tij profesional ka nisur shumë më herët dhe është dukshëm më i gjerë sesa kaq.

Me një CV të pasur në fushën e gazetarisë, Kumnova ka qenë dikur një nga emrat e njohur të botës së medias në Kosovë. Ai është prezantuar për publikun si prezantues në “Radio Kosova” dhe në Radio Televizionin e Kosovës. Ka punuar edhe si gazetar në media ndërkombëtare.

Sot, ndonëse fokusi i tij mediatik është zhvendosur drejt analizës së formateve televizive si “Big Brother VIP Kosova”, Kestrin Kumnova vazhdon të mbetet një figurë e njohur e medias, me bagazh të fortë profesional dhe me një stil që nuk kalon pa u vënë re.

Komento: