Sot i jepet lamtumira e fundit Arian Dacit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Sot i jepet lamtumira e fundit Arian Dacit

08:26 | 27 Janar 2019

Zëvëndësministri i Diasporës, Arian Daci, humbi jetën dje në Brezovicë, nga një ortek bore.

Për të nderuar Arianin, do të zhvillohen disa aktivitete mortore.

Për të nderuar djalin e akademikut Nexhat Daci, në hollin e Kuvendit të Kosovës do të bëhen homazhe, ndërsa në Ora 12:00 në Teatrin Kombëtar do të mbahet mbledhje komemorative. Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në ora 13:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Arian Daci humbi jetën sot në Brezovicë, derisa ishte duke skijuar u godit nga një ortek bore. Së bashku me Dacin ishte edhe një shok i tij, por ai i ka mbijetuar ortekut.

Ndërkohë Prokuroi i rastit, Burim Qerkini mbrëmë ka treguar se si ka ndodhur tragjedia, në të cilën ka humbur jetën zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci.

Ai ka njoftuar se janë kryer gjitha ekzaminimet e trupi i të ndjerit. Por, për shkak të gjendjes dhe terrenit të vështirë, nuk kanë mundur të shkojnë tek vendi i ngjarjes.
“Rasti ka ndodhur jashtë pistës, në momentin kur janë lëshuar me skijim është lëshuar orteku dhe të ndjerin e ka zënë”, tha Qerkini.

Për shkak të këtyre rrethanave, prokurori u shpreh se qendra e skijimit do të qëndroi e mbyllur për tre dite.

“Janë kryer gjitha ekzaminimet tek trupi, për shkak të kushteve jo të mira atmosferike dhe tani gjendjes që jemi në mbrëmje, nuk kemi mundur te shkojmë në vendin e ngjarjes. Këto do të bëhen nesër nga një grup i hetuesve së bashku me forenzikën dhe kështu do të dihet realisht se çka ka ndodhur sot.”

“Vdekja e të ndjerit ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe i njëjti pas ardhjes këtu të forenzikës nga ana e Policisë rajonalë të Ferizajt është nisur për në Mjekësinë Ligjore në Prishtinë. Për shkak të këtyre hapave hetimor që duhet të ndërmerren, sot, nesër dhe pasnesër është mbyllur qendra e skijimit deri në një vendim tjetër. Rasti ka ndodhur jashtë pistës, në momentin kur janë lëshuar me skijim është lëshuar orteku dhe të ndjerin e ka zënë”, tha Qerkini.

Komento: