Sot i jepet lamtumira e fundit Bedri Rexhepi, i njëjti u vra një vit më parë për 30 mijë euro

10:01 | 20 October 2022

Sot varroset Bedri Rexhepi, i njëjti u vra një vit më parë për 30 mijë euro.

Mbetjet mortore të Bedri Rexhepit do të varrosen sot në orën 13:00 në varrezat e qytetit në Shtime.

Kështu kanë njoftuar familjarët e tij, përmes një njoftimi.

“Ju njoftojmë se varrimi do të bëhet të enjten, 20 tetor 2022, në ora 13:00 ( Me namazin e Drekës ) në varrezat e qytetit në Shtime”, thuhej në njoftim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, saktësisht prokurori i rastit, Armend Hamiti, ditë më parë përmes një konference për media, ka dhënë detaje lidhur me rastin.

“Nga të gjeturat antropologjike mjekoligjore ku bënë pjesë përcaktimi i profilit biologjik, është vërtetuar identiteti i viktimës. Prandaj pas hetimit dhe sigurimit të të gjitha provave kam ngritur aktakuzë Jeton dhe Nexhat Vallasaliu në drejtim të veprës penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje dhe dëmtim i varreve apo kufomave”, ka thënë Hamiti, transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se motivi i vrasjes ishte i ultë dhe se i njëjti është ekzekutuar për 30 mijë.

“Motivi i kryerjes së këtyre veprave penale është i ultë. Pas hetimit rezulton se vrasja ka ndodhur për shkak të përfitimit material, gjegjësisht shuma 30 mijë euro për të cilët të akuzuarit kanë besuar që i ndjeri Bedri Rexhepi i posedon për çka kanë bërë edhe planin për ta ekzekutuar”, tha Hamiti.

Komento: