Sot i jepet lamtumira e fundit bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarusha

09:31 | 09 Shkurt 2020

Sot do të varroset këngëtarja e madhe kosovare, Nexhmije Pagarusha.

Bilbili i Kosovës ka ndërruar jetë të premten në moshën 86 vjeçare.

Ajo do të varroset në fshatin e saj të lindjes në Pagarushë sipas amanetit të saj dhe ceremonia e varrimit do të jetë familjare.

Agjenda:

09:00 – 11:00, Homazhe në Teatri Kombëtar,

11:00 – 11:30, Akademi Përkujtimore në Teatri Kombëtar,

11:30 – 12:00, Nisja e kortezhit nga Teatri Kombëtar.

14:30, Varrimi në Pagarushë të Malishevës.

Komento: