Sot varroset mësimdhënsja e vrarë.
Mëngjesin e djeshëm, ndodhi një ngjarje makabre, ku një burrë 70-vjeçar dyshohet se e vrau me sëpatë gruan e tij 63-vjeçare në Prishtine.
Ndërkohë, shkolla fillore e mesme e ulët, “Dardania”, ku ajo ishte profesoresh e gjeografisë, ka njoftuar varrimi i saj do të bëhet sot nga ora 14:00.
Ajo do të varroset në varrezat e qytetit në Dragodan.
“Varrimi i arsimtares Sadije Miftari-Godeni bëhet sot në ora 14:00 në varrezat e qytetit në Dragodan. U prehtë në paqe”, thuhet në njoftim.