Sot i jepet lamtumira e fundit gruas që u vra me sëpatë nga burri i saj

13:28 | 26 Nëntor 2022

Sot varroset mësimdhënsja e vrarë.

Mëngjesin e djeshëm, ndodhi një ngjarje makabre, ku një burrë 70-vjeçar dyshohet se e vrau me sëpatë gruan e tij 63-vjeçare në Prishtine.

Ndërkohë, shkolla fillore e mesme e ulët, “Dardania”, ku ajo ishte profesoresh e gjeografisë, ka njoftuar varrimi i saj do të bëhet sot nga ora 14:00.

Ajo do të varroset në varrezat e qytetit në Dragodan.

“Varrimi i arsimtares Sadije Miftari-Godeni bëhet sot në ora 14:00 në varrezat e qytetit në Dragodan. U prehtë në paqe”, thuhet në njoftim.

Komento: