Sot i jepet lamtumira e fundit punëtorit i cili ra nga skelet në Vushtrri

16:55 | 22 Maj 2026
sot-i-jepet-lamtumira-e-fundit-punetorit-i-cili-ra-nga-skelet-ne-vushtrri

Sot pritet t’i jepte lamtumira e fundit Valmir Klinakut, personit i cili vdiq në vend të punës të enjten, duke rënë nga kati i tretë i një ndërtese në ndërtim e sipër.

Policia kishte konfirmuar për Klankosova.tv se viktima ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese, ndërsa si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në Emergjencën e Spitalit në Vushtrri.

Familjarët e Valmir Klinakut kanë bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 22 maj 2026, në ora 18:00, në varrezat e fshatit Bivolak.

Komento: