Sot i jepet lamtumira personit që humbi jetën nën rrënojat e objektit ku po punonte – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Sot i jepet lamtumira personit që humbi jetën nën rrënojat e objektit ku po punonte

11:12 | 23 Prill 2019

Sot i jepet lamtumira e fundit të riut nga Mitrovica që humbi jetën nën rrënojat e një hoteli ku po punonte.

Visar Behrami, 28 vjeçar, dje u nxor i vdekur nga rrënojat e një objekti në Mitrovicë, pas disa orë kërkimesh nga ekipet e shpëtimit.

I riu Behrami, po punonte në objektin e ish-hotelit Adriatiku në Mitrovicë, në momentin kur një pjesë e objektit u shemb, duke e lënë atë poshtë rrënojave.

Behrami do t’i varroset sot në varrezat e fshatit Vdimiriq. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij i axhës, Lavdim Behrami.

“Miq, shok e dashamir, iu njoftoj se dje me 22. 04. 2019 tragjikisht humbi jeten djali i agjes sim Visar Behrami. Vorrimi i t ndjerit behet sot me ikindi n varrezat f shatit Vdimiriq. Allahu baft rahmet mi shpirtin e Tij”, ka shkruar ai.

Në objektin që u shemb dje në mesditë në Mitrovicë, po kryheshin punime pa leje. Autoritetet kanë arrestuar punëdhënësin dhe punëkryesin.

Hetimet, pritet të nxjerrin edhe shkaktarin e rrënimit të këtij objekti.

Komento: