Sot varroset 19-vjeçari që humbi jetë nga aksidenti në Podujevë.
19 vjeçari, Çlirim Gashi, do të varroset sot në ora 18:00 në varrezat e fshatit Dobërdol.
Çlirim Gashi humbi jetën dje pas një aksidenti që kishte pësuar gjatë ditës së diele në fshatin Bajqinë.
Nga lëndimet e aksidentit, në vend ka humbur jetën edhe i afërmi i Çlirimit, Jahir Gashi, i cili është varrosur të hënën në të njëjtat varreza.