Sot iu dha lamtumira e fundit 8-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në Suharekë

22:40 | 08 Gusht 2023
sot-iu-dha-lamtumira-e-fundit-8-vjecarit-qe-humbi-jeten-tragjikisht-ne-suhareke

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Vraniq të Suharekës, ku një fëmijë ka humbur jetën tragjikisht pasi e zunë dyert e oborrit të shtëpisë.

Lajmin e dhimbshëm për vdekjen e 8-vjeçarit, Diar Loshi, e kanë dhënë edhe familjarët e të ndjerit përmes rrjeteve sociale, ku kanë bërë me dije se atij i është dhënë lamtumira e fundit sot në varrezat e fshatit Vraniq.

Nga kjo ngjarje e trishtë, ka mbetur e lënduar rëndë edhe motra e të ndjerit, e cila është 6-vjeçare dhe po vazhdon të trajtohet në spital.

Komento: