“Sot kemi festë”, Kurti nuk dëshiron t’i komentojë bllokadat në pikat kufitare

20:56 | 06 Shtator 2024
“sot-kemi-feste”,-kurti-nuk-deshiron-t’i-komentoje-bllokadat-ne-pikat-kufitare

Kryeministri Albin Kurti, i cili ka vizituar festivalin e vjeljes së rrushit “Hardh Fest” në Rahovec, ka thënë se “sot kemi festë” kur është pyetur për bllokimin e pikave kufitare ndërmjet nga Serbia në drejtim të Kosovës.

Ai ka preferuar të flasë për verërat që i ka degustuar në panairin e këtij festivali.

Kurti e pranoi se ka provuar goxha shumë sonte dhe se e ka të vështirë ta zgjedhë më të mirën.

Sipas tij, verërat e Rahovecit janë cilësore dhe mund të krahasohen me ato franceze. Ai, tutje ka treguar edhe për ndihmën e Qeverisë për vreshtarët dhe verëtarët e Kosovës.

“Ka shumë verëra të mira, nuk mund ta zgjedh vetëm një. 100 mijë veta e vizitojnë ‘Hardh Festin’ dhe unë i inkurajoj të gjithë që të vijnë sonte, ose nesër apo pasnesër mbrëma. Duke ardhur këtu, ne i mbështesim edhe vreshtarët edhe verëtarët tonë. Nga 8 milionë litra verë që prodhohen, 7.8 milionë janë për eksport. Këtu ka ndikuar shumë Ministria e Bujqësisë, e cila i ka mbështetur me 1050 euro për hektarë vreshtarët, ndërkaq verëtarët i ka mbështetur me 8 centë për litër”, ka thënë kryeministri, raporton EO.

Komento: