Dy ndeshje shumë interesante në Ligën e Kampionëve.
Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve.
Barcelona e pret Napolin në “Camp Nou” në një ndeshje që pritet të jetë shumë interesante.
Ndeshja e parë në “San Paolo” ka përfunduar 1-1, shkruan Indeksonline.
Në “Alianz Arena” luhet ndeshja kthyese në mes të Bayern Munchen dhe Chelsea.
Bavarezët janë me një këmbë në çerekfinale pasi në ndeshjen e parë kanë fituar 3-0.
Të dy ndeshjet luhen nga ora 21:00.