Sot luhet finalja e para finales në Ligën e Evropës, Barcelona- Manchester United

12:51 | 16 Shkurt 2023

Barça – Man Utd, finale para finales në Ligën e Evropës.

Pas Ligës së Kampionëve, sonte është radha për garën e dytë më të rëndësishme të futbollit evropian, Liga e Evropës.

Sonte do të luhet faza e “play-offit”, ndërsa na presin përballje interesante.

Pa dyshim, dueli kryesor i kësaj faze, por që po konsiderohet edhe si një finale para finales, është ai mes Barcelonës dhe Manchester Unitedit.

Dy gjigantët e futbollit evropian do t’i matin forcat në “Camp Nou”, në ndeshjen që do të fillojë në orën 18:45, shkruan Gazeta Express.

Ky do të jetë veç akti i parë, pasi ndeshja e kthimit në “Old Trafford” do ta përcaktojë ekipin që do të shkojë në fazën tjetër të kësaj gare.

Barça e kishte mposhtur Man Utd dy herë në finale të Ligës së Kampionëve, në vitet 2009 dhe 2011.

Sonte do të luhen edhe shtatë ndeshje të tjera të kësaj faze.

Juventusi do të ketë punë me Nantes, kurse fituesja e Ligës së Konferencës, Roma do ta vizitojë Salzburgun.

Komento: