Sot mblidhet KQZ-ja, në rend dite ndryshimi i lokacionit të Qendrave të Votimit në Leposaviq

09:08 | 30 January 2025
sot-mblidhet-kqz-ja,-ne-rend-dite-ndryshimi-i-lokacionit-te-qendrave-te-votimit-ne-leposaviq

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot nga ora 13:30 mban mbledhjen e radhës.

Në rendin e ditës janë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndryshimin e lokacionit të Qendrave të Votimit në Leposaviq, e shqyrtimi dhe miratimi i Këshillave të Vendvotimeve për vendvotimet e rregullta, me kusht dhe ekipet e numërimit në QKN.

Pikat e rendit të ditës:

Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes Nr. 08/2025
Këshillat e KQZ

3.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore

3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndryshimin e lokacionit të Qendrave të Votimit 1211, 1207 dhe 1210, në komunën Leposaviq

3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i Këshillave të Vendvotimeve për vendvotimet e rregullta, me kusht dhe ekipet e numërimit në QKN

3.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i Këshillave të Vendvotimeve në Përfaqësi Diplomatike

3.2. Këshilli për Buxhet dhe Financa

3.2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Vjetorë Financiar i KQZ-së për vitin 2024,

3.2.2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Vjetorë të Derivate për vitin 2024,

3.3. Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë

Të ndryshme

Komento:
loading