Sot mblidhet KQZ-ja për të shqyrtuar vendimin e Supremes për votat e diasporës

10:21 | 31 October 2019

KQZ-ja mblidhet sot për të shqyrtuar vendimin e Supremes për votat e diasporës.

Gjykata Supreme dje e ka marrë si të bazuar ankesën e dytë radhazi të Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e votave të vonuara të diasporës të cilat kishin arritur në Kosovë pas 6 tetorit, shkruan Gazeta Express.

Supremja në vendimin e marrë të mërkurën ka detyruar KQZ-në që të numërojë mbi 4 mijë vota të cilat kishin ardhur nga mërgata, ndërkohë lidhur me këtë vendim do të mblidhet sot KQZ’ja në mesditë për ta shqyrtuar.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të lëshuar nga KQZ’ja.

Sot (e enjte, 31 tetor, ora 11:30) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës, me këtë rend dite:

1. Hyrje – znj. Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;

2. Njoftim lidhur me Aktgjykimin e Gjykatës Supreme për numërimin e fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës;

3. Raport nga Divizioni i Shërbimit Votues;

4. Të ndryshme;

Komento: