Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

09:07 | 24 Maj 2021

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit, ky është rendi i ditës.

Kryesia e Kuvendit sot do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend të ditës janë tri pika.

Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, përgatitjet për seancë plenare dhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave, janë tri pikat kryesore të mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit, që fillon në orën 12:00.

Rendi i plotë i ditës:

I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2020,

5. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

6. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media.

II. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Komento: