
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, përgatitet për seancën konstituive.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e parë pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
Pikë e vetme e rendit të ditës është “Përgatitjet për seancën konstituive të Legjislaturës VII të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.
Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 26 dhjetor në ora 15:00, datë dhe kohë e caktuar nga presidenti Hashim Thaçi.
Ndërkohë, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili është edhe fitues i zgjedhjeve ende nuk ka arritur marrëveshje për koalicion me kreun e Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa.
Ky i fundit po insiston që posti i presidentit t’i takojë LDK-së.