Sot mblidhet Kuvendi, diskutohet për vendosjen e çmimit tavan për produktet esenciale

08:58 | 20 Tetor 2022

Mblidhet Kuvendi, diskutohet për vendosjen e çmimit tavan për produktet esenciale.

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Ky projektligj është kundërshtuar nga opozita kur është propozuar.

Kjo pasi është parë shkelje kushtetuese.

Por pushteti e arsyeton se është për të mbrojtur qytetarët nga rritja e çmimeve

Inflacioni në Kosovës sipas Bankës Botërore kalon mbi 19 për qind.

Ndërkaq Qeveria e ka disejnuar një pako kundër inflacionit.

Komento: