Qeveria në largim mblidhet sot, vendoset për buxhetin.
Qeveria në largim e Kosovës, sot do të mblidhet për të vendosur në lidhje me buxhetin e vendit.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka theksuar se mbledhja mbahet me kërkesë të ministrit të Financave, Bedri Hamza.
Edhe pse Kuvendi është i shpërndarë, aty ku dërgohet për miratim buxheti i shtetit.
Mbledhja është kërkuar për rirregullim dhe rialokim të mjeteve që është obligim ligjor në fund vit për të mundësuar funksionimin e të gjithë sektorëve.
E T7 ka kuptuar se Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2020 është në fazën finale, dhe vetëm pritet për miratim në Qeveri të Kosovës.