Sot mblidhet Qeveria, këto janë pikat e rendit të ditës

09:03 | 22 Shkurt 2023

Mblidhet Qeveria, këto janë pikat e rendit të ditës.

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në mbledhjen e sotme e cila pritet të fillojë në ora 10:00, në rend të ditës do të jenë gjithsej 12 pika, shkruan Reporteri.

Ndër të tjera, në rend të ditës do të jetë shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, z. Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2022 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Në mbledhjen e sotme në rend të ditës do të jetë po ashtu edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e strukturave për Hartimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit.

Komento: