Moti gjatë vikendit në Kosovë pritet të mbaje i ndryshueshëm me diell dhe vranësira që mund të karakterizohen me reshje shiu.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit do të mbajë mot me diell, ku temperaturat maksimale do të arrijnë ndërmjet 20-23 gradë Celsius.
“Gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlerat e normales por nuk do të mbetet stabile dhe si pasojë e kësaj gjendje barike, java e ardhshme pritet të ketë ndryshime të dukshme, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu të intensitetit mesatar dhe vende-vende reshjet do të jenë të shoqëruara në formë stuhie.