Temperaturat në vendin tonë nga sot pritet të shënojnë rritje.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperatura minimale do të lëvizin nga 12-14 gradë celsius, ndërkaq maksimalja e ditës pritet të arrijë në 25 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.