Sot mot i ngrohtë, temperaturat deri në 15 gradë

09:53 | 08 Mars 2023

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i ngrohtë dhe i thatë me intervale me diell dhe vranësira kalimtare.

Sipas njoftimit të Prishtina Weather, do të fryjë edhe erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 7-14m/s, me hove vende-vende deri në 20m/s (70km/h).

Temperaturat minimale 2C-4C, e maksimalet 13C-15C.

Mot kryesisht i ngrohtë mbetet deri ditën e shtunë. Më shumë gjasa për shi ditën e premte.

Të dielën paksa më ftohtë e priten edhe të reshura shiu.

Komento: