Sot në orë 19:00 varroset shoferi që vdiq në aksidentin tragjik në Kroaci

14:07 | 28 Korrik 2021

Shoferi që vdiq në aksidentin tragjik në Kroaci, varroset sot në orën 19:00.

Sot do të varroset shoferi i cili vdiq në aksidentin tragjik në Kroaci, Naser Sylmetaj. Lajmin e ka bërë të ditur familja Sylmetaj përmes një postimi të bërë në rrjete sociale.

I ndjeri do të varroset në fshatin Gërçinë të Gjakovës, në ora 19:00.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se me datë 25.07.2021 ndërroi jetë aksidentalisht në moshën 47 vjeçare bashkëshorti, babai dhe vëllai ynë i dashuri, Naser Sylmetaj”, kanë shkruar familjarët.

Njoftimi i plotë i familjes:

“Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se me datë 25.07.2021 ndërroi jetë aksidentalisht në moshën 47 vjeçare bashkëshorti, babai dhe vëllai ynë i dashuri, Naser Sylmetaj.

Varrrimi i të ndjerit bëhet me datë 28.07.2021 ( e mërkurë) në ora 19:00 në varrezat e fshatit Gërcinë.

Theksojmë se trupat e kufomave janë nisur nga Kroacia për në Kosovë, e në mesin e tyre është dhe i ndjeri, Naser Sylmetaj.

Komento: