
Sot do të zhvillohet edhe një takim mes Kurtit dhe Mustafës.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të takohet sot pasdite në Kuvend.
Burimet e IndeksOnline brenda LDK-së kanë konfirmuar se takimi do të ndodhë prej orës 16 e 30 në Kuvendin e Kosovës.
LDK është ende në pritje të përgjigjes nga VV-ja për ofertën e fundit që ja ka bërë.
Deri më tani asgjë nuk ka të sigurt se një marrëveshje mes këtyre dy partive do të nënshkruhet sot.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se partia e tij nuk heq dorë nga posti i kryeparlamentarit.
Ai ka thënë se duhet të ndodhë takimi dhe ti jepet fund kësaj çështje.
“Ne po presim ofertën që ja kemi dërguar VV-së e cila është kryeparlamentarin, 5 ministri dhe zotimin për President”, ka thënë Veliu