Sot nënshkruhet marrëveshja për financimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë

08:00 | 29 Korrik 2024
sot-nenshkruhet-marreveshja-per-financimin-e-rruges-prishtine-–-mitrovice

Sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes për financimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë ndërmjet Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondit Saudit për Zhvillim.

Ministria javën e kaluar kishte  njoftuar se do të nënshkruante këtë marrëveshje.

“Ju ftojmë që të merrni pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për financimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë ndërmjet Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondit Saudit për Zhvillim”, thuhej në njoftimin e MF-së.

Komento: