Sot nënshkruhet memorandumi për Lokalitetin Arkeologjik të Dresnikut

08:28 | 26 Shtator 2023
sot-nenshkruhet-memorandumi-per-lokalitetin-arkeologjik-te-dresnikut

Sot ora 11:00–11:30, në kabinetin e Ministrit Hajrulla Çeku, do të nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për Lokalitetin Arkeologjik të Dresnikut, mes Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

Nga ministria bëjnë të ditur se në fillim të ngjarjes, Çeku dhe Hovenier do të mbajnë fjalimet e tyre dhe më pas do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit.

“Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për Lokalitetin Arkeologjik të Dresnikut, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Në fillim të ngjarjes Ministri Hajrulla Çeku dhe ambasadori Jeffrey Hovenier do të mbajnë fjalime”, thuhet në njoftim./Front Online

Komento: