Është përfolur që edhe gjatë ditës së sotme do të zhvillohet takimi mes Kurtit e Mustafës.
Ndryshe nga ditët tjera, Albin Kurti e Isa Mustafa nuk do të takohen sot për të diskutuar mundësinë e koalicionit parazgjedhor.
Ndonëse sot është dita e fundit për paraqitjen e koalicioneve në KQZ, LDK dhe VV siç duket janë dorëzuar në tentativat e tyre për të arritur marrëveshje.
Këtë për lajmin e ka konfirmuar edhe Arlind Manxhuka, nga zyra për media e Vetëvendosjes.
Ai ka thënë se për sot nuk është i paraparë ndonjë takim.
“Për sot nuk është i paraparë ndonjë takim”, ka thënë shkurt Manxhuka.
Kujtojmë, se gjatë ditës së djeshme Mustafa e Kurti patën një takim të shkurtër në njërin prej hoteleve të Prishtinës.
Sidoqoftë, pengesë kryesore për arritjen e marrëveshjes po del të jetë posti i kryeministrit, pozitë të cilën nuk është e gatshme ta lëshojë asnjëra nga partitë.
Rrjedhimisht, nuk pritet që mes këtyre dy partive të ketë koalicion parazgjedhor për shkakun se afati i fundit për paraqitjen e këtyre koalicioneve në KQZ është ora 00:00, pas mesnate.