Sot numri i të shëruarve nga koronavirusi dyfish më i lartë se ai i të prekurve

23:54 | 27 Prill 2020

Sot numri i të shëruarve nga koronavirusi ka qenë dyfish më i lartë se ai i të prekurve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se sot (27 prill, 2020) janë konfirmuar 35 raste të shëruara nga Covid-19, ndërsa 17 të infektuar.

Kjo është hera e parë që numri i të shëruarve është më i lartë se dyfishi i të prekurve me koronavirus.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prizrenit: 5 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Prizren, 1 rast Hoçë e Qytetit, 1 rast Piranë, 1 rast Arbanë dhe 1 rast Lubizhdë), Komuna e Leposaviqit: 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Leshak dhe 1 rast Leposaviq), Komuna e Podujevës: 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Llapashticë e poshtme dhe 1 rast Podujevë) dhe nga 1 rast vendbanimet: Prishtinë, Plavë-Dragash, Kotradiq-Pejë, Runjevë-Kaçanik, Reti e poshtme-Rahovec, Suharekë dhe Zveçan”.

Komento: