Sot numri i të shëruarve nga koronavirusi ishte më i lartë se ai i të prekurve

15:14 | 10 Dhjetor 2020

Numri i të shëruarve nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin tonë, ishte më i lartë se ai i të prekurve me këtë virus.

Sot janë shëruar gjithsej 761 pacientë, derisa raste të reja janë shënuar 562, përcjell ORAinfo.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 31.802 raste.

Ndërsa numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë është 12.041./ORAinfo/

Komento: