Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira

09:07 | 28 Maj 2023

Mot me diell dhe vranësira për sot.

Në Kosovë sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu dhe rrufe.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë celsius.

Po ashtu do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-9m/s.

Komento: