Sot protestohet para Qeverisë së Kosovës

07:57 | 08 July 2019

Sërish protestojnë punëtorët e Lotarisë.

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë paralajmëruar për sot një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesë të miratimit të ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës.

Pas ndalimit të lojërave të fatit sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi i ku janë përfshirë edhe lojërat e lotarisë, Lotaria e Kosovës e ka ndërprerë veprimtarinë e saj.

“Nga ajo kohë e deri më sot nuk është marrë asnjë iniciativë për hartimin e ligjit të veçantë për Lotarinë e Kosovë, ashtu siç është premtuar. Punëtorët e Lotarisë së Kosovës janë tejet të shqetësuar dhe të indinjuar me këtë neglizhencë të institucioneve përkatëse për çka pakënaqësinë e tyre do ta shprehin edhe me anë të protestave”, thuhet në njoftim.

Siç njoftohet, protesta e paralajmëruar do të vazhdohet gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.

Edhe javën e kaluar këta punëtorë kanë mbajtur një protestë para Qeverisë.

Komento: