Serbia sot nxjerr në protestë të gjitha gratë dhe nënat serbe që jetojnë në Kosovë.
Lista Serbe ka paralajmëruar tubim për sot (e mërkurë) në ora 15:00 në pjesën veriore të Mitrovicës, është bërë e ditur në një fjalim të jashtëzakonshëm të kësaj partie, pas takimit që kanë pasur të martën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sot në ora 15:00 do të mbahet takimi i madh i “të gjitha grave dhe të gjitha nënave” serbe që jetojnë në Kosovë, është bërë e ditur në konferencën e jashtëzakonshme për media të sapopërfunduar të Listës Serbe. Protesta është paralajmëruar edhe në të gjitha institucionet.
Saviq ka bërë të ditur se nesër në ora 15:00 në Mitrovicë do të mbahet një tubim i madh i grave, në të cilin do të dërgohet mesazh paqeje.
Njëkohësisht ajo ftoi të gjithë bashkëqytetarët, nënat, motrat, vajzat që të mblidhen nesër në një miting në qendër të qytetit.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në një konferencë për media në Mitrovicë tha se Prishtina, përkatësisht Albin Kurti, është e vetmja përgjegjëse për dështimin e negociatave në Bruksel. Ai ka paralajmëruar protesta në të gjitha institucionet, pa specifikuar se kur do të nisin.