Sot protestojnë punëtorët teknikë të QKMF-së në Prishtinë

08:34 | 26 Shtator 2023
sot-protestojne-punetoret-teknike-te-qkmf-se-ne-prishtine

Sot në Prishtinë do të protestojnë punëtorët teknikë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Kjo protestë vjen si shenjë pakënaqësie me trajtimin e këtyre punëtorëve lidhur me pagat dhe kushtet tjera.

Sipas njoftimit, protesta do të zhvillohet ne QKMF në Prishtinë, nga ora 10:00 deri në ora 11:00.

“Punëtorët teknik të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë protestojnë në shenjë pakënaqësie me trajtimin e këtyre punëtorëve lidhur me pagat dhe kushtet tjera. (QKMF, Prishtinë)”, thuhet në njoftim./Front Online

Komento: