Kur do të nisë kompensimi i atyre që e morën 10 përqindëshin nga Trusti, vendoset sot në qeveri.
Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin pritet që të mbajë sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje, e cila nis në orën 15:00, pritet të merren disa vendime.
Gazeta Express merr vesh se një prej pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për rimburësimin e atyre që i kanë tërhequr 10 përqindëshin e kursimeve nga Trusti.
“Shqyrtim i Proprozim-vendimit për Rimburësimin në formë të kompensimit për pjesëmarrësit të cilët i kanë tërhequr dhjetë për qind (10%) të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, përcaktohet në çdo vit fiskal duke filluar nga viti 2023(MFPT)”, thuhet në rendin e ditës.