Sot shi dhe vranët, ja kur rriten temperaturat

08:42 | 17 June 2019

Kjo fillimjavë ka nisur me mot me shi.

Një sistem frontal i ardhur nga Atlantiku përgjatë Europës qëndrore do të filloj të shtrihet edhe mbi rajonin tonë që gjatë javës në vijim do të sjellë mot të paqëndrueshëm, me lagështi, e priten edhe zhvillimeve të shtrëngatave me shi.

Për shkak të lagështisë më të shprehur, vende-vende priten rebeshe më intenzive shiu me mundësi edhe për reshje breshëri.

Në vise të ulëta mundësi edhe për mjegull/mjegullinë gjatë orëve të mëngjesit.

Ditën e premte pritet përmirësim i motit, ku do të ketë intervale më të gjata me diell.

17.06 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes reshje lokale shiu me bubullima. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Vende-vende mundësi edhe për breshër.

Komento: