Sot shqyrtohet buxheti i Kosovës për vitin 2025

07:38 | 21 November 2024
sot-shqyrtohet-buxheti-i-kosoves-per-vitin-2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do t’i kthehen sallës plenare. Aty do të diskutohet vetëm një pikë e rendit të ditës që është shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025. Seanca fillon në ora 10:00.

Ndryshe buxheti për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro, apo rreth 300 milionë euro më i lartë se buxheti i vitit 2024.

Kuvendi Kosovës ditë më parë kishte votuar në parim projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2025. Pro buxhetit kishin votuar 59 deputetë, ndërsa 2 deputetë kishin abstenuar. Buxheti ka kaluar nëpër disa komisione parlamentare.

Komento: