Sot kandidon për kryeministre, por Vjosa Osmani kishte ëndrra tjera.
Vjosa Osmani është një vajzë nga Mitrovicë. Ajo para shumë vitesh nuk e mendonte se do të jetë politikane, por një psikologe e zonja.
Vjosa ishte që në fëmijëri e zonja dhe shembullore. Këtë e kanë thënë edhe ish-profesorët e saj.
Dëshira e saj ishte të bëhej psikologe.
Madje këtë dëshirë Vjosa Osmani e kishte shfaqur sa ishte gjimnaziste në shkollën “Frang Bardhi” në Mitrovicë.
Dëshira e saj ende figuron si e shkruar.
“Disa nxënës me te dalluar kanë shkruar dëshirat e tyre ne flete, edhe Vjosa. Kur e pash at flete, ajo kishte pasur dëshire te studionte psikologjinë” , ka thënë Fazli Hajrizi, profesor në Gjimnazin “Frang Bardhi.
Fazli Hajrizi, një profesor qe ligjëronte në atë kohe tregon se Vjosa Osmani, gjithmonë dallohej ne mësime.
E këtë e dëshmojnë më së miri dëftesat e saj.
“I kam edhe dy dëftesa, dëftesën e vitit te katër si dhe diplomën e Gjimnazit. Ka qene e shkëlqyeshme, shume e rregullt, shume çmuar nga shokët e shoqet e klasës”.
Por, duket se më shumë se sa psikologjinë Vjosa Osmani kishte pasion për diçka tjetër.
Këtë e thotë edhe një mike e saj, që për gjatë kohë kanë shkuar bashkë në shkollë.
“Me Vjosën kemi pas shume kujtime kur kemi shkuar ne gjimnaz bashke. Vjosa ka qenë tip i butë, në situata të caktume ka reagu edhe e ka lype atë drejtësinë’’ , Allma Murati, mike e Osmanit.
Kohën kur Vjosa Osmani ishte gjimnaziste e kujtojnë mirë edhe prindërit e saj.
Por, ata kishin një dëshirë që vajza e tyre të zgjedhtë një profesion tjetër.
‘’ Kemi nise mja imponu do profesione tjera, me shku me krye fakultetin e mjekësisë, edhe ka hy ne pune si e reedhe ku po vjen pot thot babi spo du bre sem pëlqen profesioni i mjekut, ani bre babi po du jurist mu bë”, ka thwnw Raif Osmani, babai i Vjosa Osmanit.
Dëshirën e saj e kishin përfillur edhe prindërit.
Ndërkohë që Vjosa Osmani, vazhdoi studimet për drejtësi në Universitetin e Prishtinës.
Ndërsa studimet post diplomike i përfundoi në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA.
E kështu ajo kishte bërë krenar prindërit e saj.
‘’ Suprizimi i saj ka qene vet fakti kur është pranuar magjistraturë dhe ka shku ne Amerike, dhe ju ka pranu bursa.. ka qene një nder kandidatet me te mire te huaj, dhe ka marre edhe lëvdata qajo u kon surpriza ma e madhja’’
Më pas vajza nga Mitrovica, vazhdoi punën në role të ndryshme në Kosovë.
Derisa një ditë më parë mori besimin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që të jetë kandidate për kryeministre.
E kjo gjë është pritur mirë nga bashkë vendasit e saj.
‘’Mendoj se është e tërë Kosovës jo veç e Mitrovicës, jam i lumtur që Vjosa është kandidate për kryeministër. Është e aftë është e pastër, është trimëreshe’’
Në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë ish nxënësja e “Frang Bardhit” u bë gruaja me e votuar në Kosovë.