Sot temperatura ‘përvëluese’ në Kosovë

08:51 | 05 Gusht 2022

Sot mot i nxehtë, temperaturat deri 33 gradë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i nxehtë me diell dhe vranësira.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.

Komento: